NYT: Grenell e kishte “këshilluar” Trumpin ta vizitonte Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The Neë York Times”, ka publikuar një artikull të gjatë për Richard Grenellin.
Gazeta ka biseduar me 40 persona, shumica nga ta Republikanë.
Në një pjesë flitet edhe për Kosovën.
“Në një episod të pa raportuar më parë, zoti Grenell propozoi vitin e kaluar një ide për të nënvizuar ankesat e zotit Trump se aktakuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, ishin politike. Zoti Grenell i propozoi zotit Trump t’i bashkohej atij në një vizitë te ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun në Hagë, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte. Edhe z. Thaçi u padit nga z. Smith, i cili mbikëqyri ndjekjet penale të krimeve të luftës në Hagë përpara se të emërohej këshilltar special. Zoti Thaçi ka thënë se politika qëndron në themel të akuzave kundër tij”, shkruan NYT.
Megjithatë, sipas gazetës amerikane, Trumpi nuk e kishte pranuar këtë ide.
“Zoti Trump nuk e përqafoi idenë e zotit Grenell. Një person i afërt me z. Thaçi tha se i dukej argëtuese ideja e zotit Trump dhe një rrëmujë të zhurmshme mediatike përpara IEVP të Hagës – por vendosi se do të ishte më mirë të fokusohej në rastin e tij”.
“Zoti Grenell ka postuar pretendime në mediat sociale se aktakuza e z. Thaçi ishte një komplot i udhëhequr nga Departamenti i Drejtësisë”, ka shkruar më tej NYT në këtë artikull të gjatë.