Nxjerrja e thëngjillit bëhet cak i hajnave, tri raste në Vushtrri - NACIONALE

Nxjerrja e thëngjillit bëhet cak i hajnave, tri raste në Vushtrri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosova ka bërë të ditur se në tri fshatra të Vushtrrisë brenda një ditë janë parë disa persona duke nxjerr ilegalisht thëngjill.

Policia nuk ka arritur që të arrestojë asnjë nga personat e dyshuar.

Raporti i plotë i PK-së:

“DEGRADIM I AMBIENTIT”

Fsh. Zhilivod, Vushtrri 21.09.2022 – 11:30. Të dyshuar të pa njohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Bivolak, Vushtrri 21.09.2022 – 14:18. Të dyshuar të pa njohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Stroc, Vushtrri 21.09.2022 – 15:00. Të dyshuar të pa njohur me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorin. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Lajme të ngjashme