"Nxehet" ushtari i thjeshtë, Sadri Ramabaja: Republika duhet të mbrohet me çfarëdo çmimi - NACIONALE

"Nxehet" ushtari i thjeshtë, Sadri Ramabaja: Republika duhet të mbrohet me çfarëdo çmimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një editorial, të cilin e ka titulluar “Kur gjenerali (i KFOR-it) vesh pelerinën e diplomatit”.

Në analizën e tij, Ramabaja e kritikon KFOR-in.

“Komanda e KFOR-it në Kosovë duket se ka retushuar të vërtetën. Fatkeqësisht, kështu kishte vepruar “simotra” e saj – Forcat Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR) të OKB në Srebrenicë. Rrjedha në rastin e Srebrenivës dihet"- shkruhet në tekstin e tij.

"Mosveprimi i KFOR-it dhe falsifikimi i të së vërtetës, kompromiton këtë mision, respektivisht e bën atë invalid. Krijon rrethana për çarjen e Perendimit, që është misioni kryesor i Putinit, rrjedhimisht edhe i aleatit të tij – Vuçiqit.” – shkruan ai.

Ramabaja, që paralajmëronte se në rast lufte do të ishte ushtar i thjeshtë i Kosovës, ka shkruar se “e ardhmja e Republikës duhet të mbrohet me çfarëdo çmimi.

Lajme të ngjashme