Nxehet analisti Shala: Kuvendi duhet ta anulojë Marrëveshjen për Asociacionin - NACIONALE

Nxehet analisti Shala: Kuvendi duhet ta anulojë Marrëveshjen për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Krenar Shala ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta anulojë Marrëveshjen e Parë Ndërkombëtare që Rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila është nënshkruar më 19 prill të vitit 2013 në Bruksel.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se kjo marrëveshje është antikushtetuese.

Sipas analistit, i cili njihet si përkrah i VV-së, kjo marrëveshje do të jetë pengesë për Kosovën edhe në të ardhmen.

Kuvendi i Kosovës duhet me e anulu Marrëveshjen e 2013 për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe. Osht marrëveshje anti-kushtetuse, diskriminuese, na qet pengesa jo vetëm tash por edhe ma vonë kur t'futemi në procesin e negociatave për antarësim me BE-në dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, Serbia nuk e ka miratu. Çfarë marrëveshje ndërkombëtare osht ajo që nuk nënshkruhet nga të dyja palët?”, ka shkruar ai.

Në marrëveshjen e 19 prillit, parashihet edhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme