Nushi tallet me Manxhukën në Twitter për rrugën e shtruar në veri - NACIONALE

Nushi tallet me Manxhukën në Twitter për rrugën e shtruar në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, i ka reaguar zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka për një rrugë të shturar në veri të vendit.

Manxhuka ka shkruar në Twitter “vazhdon shtrimi i rrugëve në veri të vendit. Si asnjëherë më parë po rregullohet infrastruktura edhe për qytetarët e asaj ane. #QeveriaKurti.

E për këtë ka reaguar, Nushi duke u talluar me të pasi rruga që shihet në fotografi është e ngushtë.

Kete rruge ske nevoje as me fshi, thjesht e kapë e shkunë!”, i është kundërpërgjigjur Nushi.

Përveç Nushit edhe qytetarë të tjerë kanë reaguar ndaj kësaj rruge e cila është nuk duket që është brenda standardeve.

Një tjetër në Twitter ka thënë se nëse do të ndodhte bllokimi i rrugëve përsëri në veri, atëherë kjo rrugë do të mund të bllokohej vetëm me një “Golf 2”.

Lajme të ngjashme