Nushi: Simbolet e Serbisë do të ulen në Kosovë, por do të rriten simbolet e Asociacionit
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth ndalimit të dinarit serb në Kosovës.
Ai ka bërë me dije se serbëve lokalë nuk iu duhet më dinari, kur në fund të procesin do ta marrin Asociacionin.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për këto veprime.
Sipas tij, me këtë qasje të Qeverisë ndoshta do të ulen simbolet e Serbisë në Kosovë, por do të ngritën ato të Asociacionit.
“Atë çka e ka dakorduar ndërmjetësi me Kurtin në formë të dialogut, Kurti po dëshiron ta shohë si triumf të ligjit me policisë. Çka u duhet atyre dinari kur në fund do ta marrin buxhetin e Asociacionit përmes kontos në euro sepse konto tjera nuk lejohen. Simbolet e Serbisë ndoshta do të ulen në Kosovë, por do të rriten simbolet e Asociacionit, aty ku ke pasur flamur të Serbisë, do të ketë shumë më shumë flamuj të Asociacionit, aty ku ke pasur vula të institucioneve paralele, do të kemi vula të Asociacionit”, ka thënë Nushi.