Nushi përkujton aksionin e drejtuar nga Dejona Mihali kundër Oliver Ivanoviqit
Fjalët e djeshme të Kurtit për Oliver Ivanoviqit duket se do të vazhdojnë të jenë subjekt debati edhe sot. Nol Nushi i PSD-së që ishte për kohë të gjatë aktivist i VV-së ka treguar me anë të një statusi të fundit për një aktivitet të bërë në vitin 2013.
Nushi ka ndarë edhe një fotografi në të cilën shihet së bashku me aktivistin Egzon Balaj duke ngjitur posterë për masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ku kishin mbetur të vrarë 10 qytetarë shqiptarë.
Ai thotë se këtë aksion e kishte drejtuar Dejona Mihali, që edhe sot vazhdon të mbetet një figurë e fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Çka mendojnë Dejona e Egzoni sot, pasi Kurti e shpalli hero Oliverin. Çka mendojnë votuesit e tij?” – ka pyetur Kurti.
