Nushi për Bislimin: Ka njerëz që s'kanë flejtë hiç t'u mendu për atdhe - NACIONALE

Nushi për Bislimin: Ka njerëz që s'kanë flejtë hiç t'u mendu për atdhe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili për vartësin e tij, Besnik Bislimi tha se është “çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im”.

Nushi ka thënë se ka njerëz që “s’kanë flejt hiç tu mendu për atdhe”.

“Na tu u çu prej gjumit mu bo gati, a nderkohe ka njerez qe s'kane flejte hic tu mendu per atdhe! Mos te folim me emna se thojne Besniki kshtu, Besniki ashtu.”, ka shkruar Nushi.

“Nga ana tjetër, nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi ynë kryesor dhe kjo është çështja numër 1 me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im – nëse fle – Besnik Bislimi, sepse sot nuk ka gjë më të rëndësishme për të, do të thosha edhe për shtetin tonë sesa të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumuar, dhe në këtë mënyrë, stabilitetin energjetik në Kosovë”, tha kryeministri i Kurti të dielën.

Lajme të ngjashme