Nushi pasi Trepça largoi pesë punëtorë nga puna: Kurti urdhëron, bordi zbaton
Ndërrmarrja “Trepça” gjatë ditës së sotme ka larguar nga puna pesë puntorë, pasi sipas ndërrmarjes punëtorët kanë kryer “shkelje të rënd të detyrave të punës”.
Trepça njoftoi se për katër persona është marrë masa e largimit nga puna ndërsa për njërin nga punëtorët është larguar përkohësisht prej punës.
Për këtë ka reaguar zyrtari i PSD-së Nol Nushi, ku sipas tij kjo vjen pas deklaratave te Kryeministrit Albin Kurti, i cili në një mbledhje tha se “ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”.
Nushi tha se urdhëri ka ardhur nga kryeministri ndërsa bordi vetëm zbaton, ai thotë se kësaj qeverie do t’ia kishte zili secili oligark. “Kurti urdheron, bordi zbaton.
Para një jave Kyrti tha që Trepça ka shume punëtorë e pak prodhim. Sot, Bordi i Trepçës ka larguan nga puna 5 punetore, te cilet jane solidarizu me greven e minatoreve. Qeveri qe do t'ua kishte zili secili oligark.”, shkruan Nushi.