Nushi ia rikujton Osmanit votën pro Gjykatës Speciale: Bile u çu në maje të gishtave
Sekretari i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar deklaratën e presidentës Vjosa Osmani e cila ka thënë se nuk duhet të harrojmë se kush e ka votuar Gjykatën Speciale.
Nushi ka shkruar se presidentja ka harruar se kur ka qenë deputete e ka votuar me dy duartë e saj e madje edhe është çu në maje të gishtave.
“Vjosa Osmani tha qe nuk duhet te harrojme kush e ka votu Gjykaten Speciale, duke e paraqitur si nje gabim te se kaluares.
Pooooor, kur eshte bere ky votim, Vjosa ka qene deputete dhe e ka votu me dy duart, e bile u çu ne maje te gishtave”, ka shkruar Nushi.