Nushi: Flamuri i bardhë është dorëzimi i Kurtit përballë Zajednicës
Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pas protestës se sotme kundër Asociacionit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkrua se flamujt e bardhë të vendosur në hyrje të ndërtesës së Qeverisë janë dorëzim i Kurtit përballë Zajednicë.
Sipas tij, Asociacioni do të ia zymtëson Kosovës të ardhmen.
“Flamuri i bardhe eshte dorezimi i Kurtit perballe Zajednices, e cil aka me na e zymtu te ardhmen e kosoves sikurse ky tym i zi. Pushteti i ka numrat, ne kemi te drejte. Kete raport duhet ta permbysim me shume pune e angazhim!”, ka shkruar Nushi.