Nurellari: Raporti i Progresit është një aktakuzë e rëndë ndaj keqqeverisjes në Kosovë - NACIONALE

Nurellari: Raporti i Progresit është një aktakuzë e rëndë ndaj keqqeverisjes në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka komentuar gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën.

Ai ka vlerësuar se gjetjet e këtij raporti janë një aktakuzë ndaj keqqeverisjes në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Nurellari ka shkruar se raporti i BE-së tregon regresi në fushën e drejtësisë, në fushën e lirisë së mediave dhe atë të të drejtave të njeriut.

“Raporti më i fundit i BE-së është një aktakuzë e rëndë ndaj keq-qeverisjes në Kosovë duke raportuar regres në drejtësi, të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias. Për ata që e quajnë veten properëndimorë dhe e votuan këtë qeveri, ky duhet të jetë një moment i vrasjes së ndërgjegjes – dhe i kthesës. Është koha të tregojmë që vendi ynë meriton më mirë, duke votuar për ndryshimin që e nxjerr Kosovën nga kriza dhe e kthen në rrugën e zhvillimit të vërtetë Euro-Atlantik”, ka shkruar Nurellari në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme