Nurellari: Festimi i 29 Nëntorit është fyerje ndaj Kosovës
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka kërkuar nga Shqipëria që të heq dorë na festimi i 29 Nëntorit si ditë të çlirimi.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se festimi i kësaj datë është fyerje për Kosovën.
Sipas tij, kjo datë jugosllave shënon dy momente historike që kanë përcaktuar robërimin e Kosovës.
“Është e turpshme mënyra se si ende sot këmbëngulet për të mbajtur e kremtuar një festë komuniste jugosllave tashmë që e vërteta është zbardhur e faktet janë kokëforte. Është gjithashtu hipokrizi apo disonancë konjitive që një ditë pas festës kombëtare të flamurit, të kremtuar me mbledhjen e përbashkët parlamentare me Kosovën, të festohet një datë jugosllave që shënon dy momente historike që kanë përcaktuar robërimin e Kosovës”, ka shkruar Nurellari.