Nurellari: Albin Kurti amnistoi Bërnabiqin - NACIONALE

Nurellari: Albin Kurti amnistoi Bërnabiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka thënë se kryeministri i Kosovës, ka amnistuar kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ishte shpallur si person i padëshiruar nga Qeveria Haradinaj.

Më tej Nurellari thotë se “kjo amnesti ndaj kryeministres serbe, vjen pas një tentative amnestie edhe më të rëndë që Kurti bëri në maj kur tha në Ëashington se “Millosheviqi nuk e pyeste Vuçiqin”.

Shkrimi i tij:

Kryeministri Kurti, i cili gjatë opozitës e ka shitur veten si flamurmbajtës të patriotizmit dhe i ka quajtur rivalët politik “tradhëtar”, duhet të jap shpjegime kur dhe përse ka hequr ndalesën ndaj kryeministres serbe Bërnabiq.

Ana Bërnabiq është futur prej kryeministrit të mëparshëm në listën e personave të padëshiruar që nuk do t'iu lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave të saja raciste duke na quajtur “ që kanë zbritur nga mali” mirëpo me sa duket Kurti e paska amnistuar dhe hequr ndalesën.

Kjo amnesti ndaj kryeministres serbe, vjen pas një tentative amnestie edhe më të rëndë që Kurti bëri në maj kur tha në Ëashington se “Millosheviqi nuk e pyeste Vuçiqin”.

Të dy këto veprime relativizuese e shfajësuese shkojnë ndesh me interesat e Kosovës e shkojnë në përputhje me strategjinë hegjemoniste të Serbisë që po përpiqet të barazojë viktimën me xhelatin.

https://amp.dë.com/sq/kosovë-shtetasi-rus-shpallet-person-i-padëshiruar-brnabiq-nuk-do-të-lejohet-të-futet-në-kosovë/a-48991647

Lajme të ngjashme