Nuredin Lushtaku: Rrethanat e rastit janë montuar kundër meje dhe familjes sime - NACIONALE

Nuredin Lushtaku: Rrethanat e rastit janë montuar kundër meje dhe familjes sime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skënderajt i cili akuzohet për sulmin ndaj dy policëve në Skënderaj, ka deklaruar në gjykatë se rasti ndaj tij dhe familjes së tij është i montuar, raporton Betimi për Drejtësi.

“Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë te montuara kundër meje dhe familjes sime”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se pasi ka dëgjuar fjalët e prokurorisë është i habitur se si polici po viktimizohet nga prokuroria.

“Me sa unë e di i kanë edhe dy mjete të tjera ose tri, nëse e sheh që po rrezikohet prej masës ose prej dikujt, e fundit është mundësia e përdorimit të armës, nga policët e tjerë e kam parë që kanë përdorë sprej, çka kish ndodhë nëse edhe ata të gjithë i kishin nxjerrë revolet dhe na kishin drejtu neve, kur është nxjerrë revolja ne jemi tutë që po vrahemi, masi që ka gjujtë polici me revole, secili veprim ka qenë i ndikuar nga frika e te shtënave, dhe për me ia hjekë revolen mos me vra dikon”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të ngjashme