Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi - NACIONALE

Nuredin Lushtaku lirohet nga paraburgimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Lishtaku është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale avokati i tij, Artan Qerkini.

“Po është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim”, ka thënë avokati Qerkini.

Lushtaku kishte qëndruar për gati 2 muaj në paraburgim, si i dyshuar për plagosjen e policëve në Skënderaj.

Tash Prokuroria do t’i vazhdojë hetimet deri në ngritjen e aktakuzës për këtë rast.

Lajme të ngjashme