Nura: Lista e PDK-së në krye me Bedri Hamzën përfaqëson përvojën dhe profesionalizmin
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka komentuar listën kandidatëve të PDK-së për deputetë.
Ai ka bërë me dije se lista e PDK-së në krye me Bedri Hamzën përfaqëson profesionalizëm dhe seriozitetin që i duhet vendit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se zgjedhjet e 7 qershorit janë vendimtare për Kosovën.
“Të dashur qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Kosova sot nuk ka nevojë për propagandë, përçarje dhe improvizime politike. Qytetarët kanë nevojë për siguri, zhvillim, përgjegjësi dhe institucione që punojnë për ta, e jo për interesa të ngushta politike.Pas viteve të humbura mes propagandës, premtimeve boshe dhe mungesës së rezultateve konkrete., vendi ka nevojë për një drejtim serioz dhe për një qeveri që rikthen besimin dhe dinjitetin shtetëror”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Zgjedhjet që kemi përpara janë moment vendimtar për Kosovën. Ato janë përballje mes stagnimit dhe zhvillimit, mes arrogancës politike dhe përgjegjësisë shtetërore, mes fjalëve boshe dhe punës konkrete. Lista kandiduese e Partisë Demokratike të Kosovës, me Bedri Hamza si kryeministër të ardhshëm, përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe seriozitetin që i duhet vendit. Është një ekip me profile të dëshmuara, me njerëz që dinë të marrin përgjegjësi, të zhvillojnë shtetin dhe të jenë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.