Nuk u takua me presidentin e Shqipërisë, Ibrahimi i del në mbështetje Abdixhikut - NACIONALE

Nuk u takua me presidentin e Shqipërisë, Ibrahimi i del në mbështetje Abdixhikut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Ibrahimi, i ka dalur në përkrahje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kjo pas vendimit që të mos takohen me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi i njëjti nuk kishte pranuar të takohej në selinë e partisë.

POSTIMI:

Partitë politike opozitare adresë të tyre zyrtare i kanë selitë e tyre.

Ato mund të kenë hapësira edhe në kuvend për deputetë apo grupe parlamentare.

Por nëse një parti politike nuk është pjesë e kuvendit apo nëse lideri i partisë të mos jetë fare deputet? Ku do ti zhvillonin takimet?

LDK ka vepruar drejtë dhe në këtë rast gabimin duhet kërkuar te presidenti i ri i Shqipërisë.

Uroj tê jetë një shkarje e protokolit dhe asgjë më tepër.

Lajme të ngjashme