“Nuk po e kuptoj pse”: Surroi kërkon që autostrada “Ibrahim Rugova” të jetë me pagesë - NACIONALE

“Nuk po e kuptoj pse”: Surroi kërkon që autostrada “Ibrahim Rugova” të jetë me pagesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicistja Flaka Surroi ka thënë se nuk kupton se ende nuk ka taksë për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, e cila çon në Shqipëri.

Ajo tha se gjatë udhëtimit në Prizren kishte parë shumë kamion të ngarkuar me pesha të rënda që ishin nisur drejt Shqipërisë dhe, po ashtu, “numër të pafund veturash me lloj-lloj targa” duke ardhur nga drejtimi i Shqipërisë.

“Pas mbi një dekade, ende nuk ka asnjë “kioskë” për ta paguar taksën për shfrytëzimin e autostradës. Nuk po e kuptoj pse” – shkroi Surroi në llogarinë e saj në rrjetin “Facebook”.

Një komentuese e pyeti: “E mu qu në protesta a?!”

Surroi ia ktheu shkurt: “Po.”

Lajme të ngjashme