“Nuk komentohet me logjikën e tifozit të futbollit” – Miftaraj ironizon me reagimet pas takimit në Bruksel - NACIONALE

“Nuk komentohet me logjikën e tifozit të futbollit” – Miftaraj ironizon me reagimet pas takimit në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar reagimet pas takimit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë.

Miftaraj ka thënë se marrëveshja duhet lexuar e kuptuar në tërësi, e jo vetëm me pjesët që dikujt i pëlqejnë.

Sipas tij, kjo është me logjikën e një tifozi të futbollit.

POSTIMI:

Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet lexuar dhe kuptuar në terësinë e saj. Jo vetëm pjesët që iu pelqejnë 😃

I inspiruar nga shumë personalitete që publikojne vetëm pjesët që i shkojnë përshtati partisë ose liderit të tyre 😃

Nuk komentohet një marrëveshje ndërkombetare me logjiken e nje tifozi të një klubi të futbollit

Lajme të ngjashme