“Nuk ka përgjigje nga Dioqeza e Rashkë-Prizrenit për vlerësimin e dëmeve në Manastirit e Banjskës”, thotë Çeku
Ende nuk ka përgjigje nga Dioqeza Rashk-Prizren në lidhje me dëmet materiale në Manastirin e Banjskës, ka thënë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në një bisedë me KosovaPress.
Në lidhje me sulmin paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit, MKRS-ja kishte ofruar ndihmën e saj për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga terroristët, por Çeku tash e një muaj më vonë shpjegon se nuk kanë pranuar ndonjë vlerësim nga autoritetet kishtare serbe.
“Ministri Çeku në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim, meqë sipas tij, është në pyetje trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës. Ai shtoi se me vlerësimin e dëmeve, do të ndërmerren veprimet e duhura riparuese”, citohet të ketë thënë ai.