“Nuk është puna e një Rrahman Jasharaj”, Selmanaj: Kurti s'po i kupton përgjegjësitë - NACIONALE

“Nuk është puna e një Rrahman Jasharaj”, Selmanaj: Kurti s'po i kupton përgjegjësitë

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, duke shtuar se ai nuk po i kupton detyrat dhe përgjegjësitë e tij kushtetuese.

Sipas Selmanajt, Kurti ka hapur beteja me të gjitha kategoritë.

“Kam përshtypjen që qeveria s’po ka interes për zgjidhje. Problemet më të mëdha dhe më komplekse ndërkohë kjo qeveri nuk tregon as kujdesin minimal që ti takojë mbi baza ditore e që do të duhej të takoheshin të bisedonin në mënyrë që kjo çështje të mbyllet shpejt. Por qeveria është barrikaduar në një anë dhe sindikatat ne anën tjetër dhe fëmijët kane mbetur pa shkollim. Kjo qasje është krejtësisht e papranueshme dhe mendoj që problemi themelor është tek qeveria. Adresa e vetme që duhet të zgjidh problemet në Kosovë dhe jo vetëm për grevat por për çdo situatë qeveria është adresa që duhet të gjejë zgjidhje”, tha Selmanaj për Ekonomia Online.

“Kam përshtypjen që ky kryeministër nuk i kupton si duhet përgjegjësitë kushtetuese që i ka. Problemi ekziston fëmijët nuk po shkojnë në shkollë, mësuesit po bëjnë grevë. Nuk është puna e një Rrahman Jasharaj se çfarë flet. Rrahman Jasharaj flet në emër të qindra mësuesve dhe nxënësve. Ai flet për anëtarësinë. Kështu punohet në sindikata. Ky kryeministër nuk ka telashe vetëm me mësimdhënës por edhe me veteranë. Ka problem me sektorin publik, të shëndetësisë me medien. Ky është i pazotë për tu marrë me telashet e këtij vendi”, tha ai.

Duke folur për atentatin e raportuar në media ditëve të fundit ndaj Kurtit, Selmanaj tha se kërcënimet e tilla adresën e kanë në Serbi, për ta mbajtur popullin nën presion.

Lajme të ngjashme