Nuk e takoi Lajçakun, Kurti: Nuk ka nevojë
Emisari special i BE-së për dialogun Kosove- Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar pëër dy ditë në Prishëinë për një vizitë zyrtar.
Lajçak ka zhvilluar një takim me zëvëndëskryeministrin Besnik Bislmi, por jo edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në lidhje me këtë ka komentuar kryeministri Kurti.
Kurti para gazetarëve, tha se se ‘nuk ka nevojë ta takojë atë’, pasiqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se ‘gjithçka është në rregull’ meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Bislimit.
“Është takuar zëvendësi im Besnik Bislimi edhe gjithçka është në rregull. Po unë isha në Klinë dhe në Pejë dhe tash këtu nuk ka nevojë. Kur ka nevojë e takoj edhe unë po tash, Besnik Bislimi është duke kontaktuar komunikuar me të. Nuk është hera e parë që kemi takim me emisarin evropian, por këtë e zhvillon zëvendësi im, i cili është përgjegjës për integrime evropiane zhvillim dhe dialog”, tha Kurti, percjell Arbreshinfo.
