“Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës” – Serbia i vendos njoftimet nëpër pika kufitare - NACIONALE

“Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës” – Serbia i vendos njoftimet nëpër pika kufitare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Që nga nesër qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë, do të mund të lëvizin nëpër dy shtetet pa dokumente shtesë, por vetëm me letërnjoftime.

Megjithatë, Serbia nuk është mjaftuar me kaq. Siç kishte thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq, nëpër pikat e kalimit kufitar janë vendosur disa pankarta njoftuese.

Aty thuhet se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, dhe njohja e dokumenteve është vetëm për arsye praktike të lëvizjes së lirë.

Kështu raporton mediumi pro-qeveritar i Serbisë, KosovoOnline.

Më poshtë keni edhe pamjet nga pikat kufitare:

disklejmeri

Lajme të ngjashme