“Nuk e menduam aq preciz”: Zëvendësi i Sveçlës thotë se arritën te Ura e Bistricës saktë në orën 00:00
Preciziteti nuk duket të jetë arma më e fortë e Qeverisë Kurti sa i përket punëve të kryera. Por, sidoqoftë ndryshojnë gjërat kur në pyetje janë urimet. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme ka treguar një fragment nga nata e mbrëmshme kur shkuan të uronin vitin e ri 2023.
Gashani ka ndarë me popullin urimet e bëra bashkë me ministrat Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu.
Ai pretendon se kishin mbërritur tek Ura e Bistricës saktësisht në ora 00:00, por nuk ka treguar megjithatë sekondat e orës.
“Edhepse nuk e menduam aq preciz, ishte saktësisht ora 00.00 kur arritëm tek Ura e Bistricës, aty ku na pritën pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me të cilët shkëmbyem urimet e para për Vitin e Ri.” – ka thënë z. Gashani në profilin e tij në Facebook.
Ai më pas ka treguar se kanë fizituar policët edhe në fshatin Koshtovë dhe në pikëkalimin kufitar të Jasinjës.
“Vështirë - ndoshta e pamundshme - të shohësh vullnet, energji, idealizëm e motiv më të lartë për punë e kontribut për sigurinë e Kosovës sesa që pamë në minutat e para të këtij viti.” – ka thënë ai.
Postime për këto urime kanë bërë edhe ministrat e përmendur më sipër.