Nuk e mbajtën Kuvendin brenda afateve, KQZ pezullon partinë e Pacollit - NACIONALE

Nuk e mbajtën Kuvendin brenda afateve, KQZ pezullon partinë e Pacollit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar partinë Aleanca Kosova e Re.

Ky vendim është marrë për shkak se kjo parti nuk e ka mbajtur kuvendit zgjedhor brenda afateve të parapara ligjore.

Vendimi i KQZ-së e obligon AKR-në që brenda një afati prej 45 ditësh ta mbajë Kuvendin, në të kundërtën rrezikon që të çregjistrohet.

“Andaj, duke u mbështetur në këtë, KQZ mori vendim për pezullimin e partisë politike, Aleanca Kosova e Re dhe ta obligojë atë, që në një afat shtesë prej 45 ditësh, ta mbajë konventën/kuvendin e saj. Në rast të mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor as pas këtij afati, KQZ do ta çregjistrojë këtë parti politke nga regjistri i partive politike në Kosovë”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të ngjashme