"Nuk e lëshoj foltoren pa mi dhanë 30 sekonda", përplasje mes deputetit të PDK-së dhe Bogujevcit të VV-së
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala është përplasur më udhëheqësen e seancës së Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Derisa po fliste atij është ndërprerë fjalimi pasi i kishte përfunduar koha dhe dëshironte kohë shtesë që të përfundojë fjalimin.
“Jemi duke biseduar vetëm për rendin e ditës, vetëm një moment, pak respekt t’u kisha lutë.” – ka thënë Bogujevci.
“Nuk e lëshoj foltoren pa mi dhanë 30 sekonda.” – është kundërpërgjigjur Shala.
“Kur të mësoheni me respektu dikon tjetër atëherë t’i jap 30 sekonda për me vazhdu fjalimin, shumë mirë kesh tu ta sqaru qysh shkon procedura e Kuvendit. Nuk të kuptojë në sjelljen çfare e ki. Nuk ki nevojë me u sjell në këtë mënyrë” – ka thënë Bogujevci pastaj.
Pas kësaj fjala iu dha deputeti Shala pasi Bogujevci bëri disa sqarime nga rregullorja e Kuvendit.
“Nuk e mbështesim këtë nismë të korruptuar dhe në një mafi energjetike të vendit.” – ka thënë ai pas vazhdimit të fjalimit.
