Nuk e lejuan të futet në Kosovë – Petkoviq thotë se do të provoj edhe nesër - NACIONALE

Nuk e lejuan të futet në Kosovë – Petkoviq thotë se do të provoj edhe nesër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtëquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, nuk është lejuar të futet sot në Kosovë.

Ai është ndaluar në pikën kufitare në Konçul, dhe i ka thënë KosovoOnline-it, se për këtë autoritetet i janë përgjigjur se ka ndodhur një gabim teknik, por sipas Petkoviq, ky mund të jetë “arbitrariteti” i Kurtit, përçka ka paralajmëruar se do t’a vërtetojë nesër.

“Më janë përgjigjur se kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes, por edhe se bëhet fjalë për një lloj gabimi teknik, për këtë arsye nuk kam mundur të hyj sot në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Është shumë e çuditshme se si është gjithmonë për ndonje gabim teknik kur bëhet fjalë për serbët dhe përfaqësuesit e Beogradit. Kam dërguar një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën orë do të jem këtu në Konçul për të parë nëse është gabim i ri teknik, apo arbitraritet i Albin Kurtit i cili dëshiron të prishë të gjitha marrëveshjet dhe të shembet normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin”, tha Petkoviq, shkruan KosovoOnline

Petkoviq thotë se kjo është hera e shtatë radhazi që atij i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës, derisa insiston se vizita ishte paralajmëruar me rregull.

“Sot duhej të shkoja në Kushqen e Epërme, ku më prisnin njerëzit tanë për të festuar së bashku festën e Shën Pjetrit dhe për të hapur sheshin madhështor të ndërtuar nga Zyra për Kosovë e Metohi dhe pas kësaj të shkonim në Zveçan dhe Leposaviq që të takohemi me njerëzit tanë dhe bisedonim me ta për problemet e tyre dhe të përpiqeshim t’i zgjidhnim ato, si dhe të vizitonim disa familje në gjendje të rëndë sociale”,deklaroi Petkoviq.