Nuk e deklaruan pasurinë me kohë, Buleshkaj paralajmëron gjobë ndaj 36 zyrtarëve
Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin të Korrupsionit (AKP), ka paralajmëruar gjobë mandatore për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Në një intervistë për EO, ai ka treguar se janë 36 zyrtarë që nuk e kanë deklauar me kohë pasurinë, ndaj të cilëve do të mirren masa.
“Këtë vit kemi pasur numër shumë të mirë të zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar me kohë dhe kemi pasur numër tepër të vogël të zyrtarëve të cilët nuk i kanë deklaruar në kohë. I kemi rreth 30 zyrtarë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë me kohë, për të cilët ne kemi përgatit gjobat dhe janë duke pritur për t’u shqiptuar. 36 zyrtarë nga ata që s’kanë deklaruar me kohë do të pranojnë një gjobë mandatore e cila është 30% e pagës që kanë realizuar për një muaj” – ka deklaruar ai.