‘Nuk do të vallëzoj’: Kancelari Scholz çelë llogari në TikTok
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka hapur llogari në TikTok duke premtuar se ai nuk do të vallëzojë në platformën e popullarizuar mes të rinjve.
“Llogaria më e re zyrtare do të ofrojë informacione për qytetarët të cilët informohen dhe diskutojnë rreth politikës në TikTok”, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman, Steffen Heberstreit, shkruan The Guardian.
Kjo llogari po ashtu do të ofrojë “një vështrim në prapaskenat e përditshme të jetës qeveritare”, tha ai.
I njohur për shprehje ironike shpesh, vetë kancelari gjerman në një koment në rrjetin social X tha: “Nuk do të vallëzoj (në TikTok). Ju premtoj”.
Scholz bëhet lideri i fundit që i bashkohet një rrjeti social që është themeluar nga Kina, përkundër zërave që janë ngritur lidhur me shqetësimet rreth sigurisë së këtij rrjeti sociale dhe mundësisë së dezinformimit nëpërmjet tij.
Joe Biden ka hapur një llogarri në TikTok po ashtu në muajin janar, në vitin kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në ShBA dhe ky hap ishte parë si përpjekje për ‘të arritur te votat e të rinjve’.