“Nuk di kush po e fiton debatin”, analisti lavdëron debatin për buxhetin në Kuvend - NACIONALE

“Nuk di kush po e fiton debatin”, analisti lavdëron debatin për buxhetin në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Shenoll Muharremi ka lavdëruar debatin që sot po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës për Projektbuxhetin për vitin 2024.

Ai ka thanë se pozita dhe opozita kanë treguar se kanë qenë të përgaditura për temën.

Sipas tij, deputetët kanë treguar se kanë pasur njohuri të mira për projektet dhe linjat buxhetore.

“Debat i mirë sot rreth Projekt Buxhetit 2024 në Kuvendin e Kosovës. Po shifet që partitë politike kanë punuar dhe janë përgatitur mirë për diskutim kualitativ. Ndoshta ato tryezat e partive opozitare e kanë ndihmuar situatën. Edhe qeveria është e përgatitur mirë për debat. Nuk di kush po e fiton debatin, për shkak se dy anët po bëjnë punë të mirë sot. Deputetët kanë njohuri të mirë për projektet dhe linjat buxhetore. Ndoshta vitet e ardhshme duhet të përforcohet edhe avokimi për qytetaret dhe zonat nga ky vijnë deputetët. Që debati i tyre të fokusohet jo vetëm në temat sektoriale por edhe të përfaqësohet interesi i qytetarëve dhe zonat nga vijnë dhe i përfaqësojnë”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme