Nominimi i Hamzës për kryeministër, Syla: Koha për njerëzit e Republikës po vjen - NACIONALE

Nominimi i Hamzës për kryeministër, Syla: Koha për njerëzit e Republikës po vjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka komentuar veprimin e PDK-së për të nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka treguar se propozimi i është bërë me unanimitet të plotë nga PDK-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se koha e njerëzve të e republikës po vjen.

“Koha për njerëzit e Republikës po vjen. Bedri Hamza është njëri prej tyre dhe prej sot Kandidat për Kryeministër i PDK'së. Propozimi është bërë nga Kryetari Krasniqi me unitet të plotë dhe të mbështetur nga PDK. Paçit fat e ju priftë e mbara”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme