Nobelisti i njohur shqiptar Ferid Muradi ka ndërruar jetë
Ka vdekur nobelisti i njohur shqiptar Dr. Ferid Muradi.
Mjeku shqiptaro-amerikan, i cili në vitin 1998 fitoi çmimin Nobel për mjekësi, ka nderuar jetë në moshën 86-vjeçare.
Familjes së Muradit i ka shprehur ngushëllime Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë.
Në telegramin ngushëllues, thuhet se me punën e tij Muradi i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për vdekjen e nobelistit tonë të shquar Dr. Ferid Muradi. Ferid Muradi lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Ëhiting, Indiana, ShBA . Dr Murati ishte mjek-farmakolog dhe studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë dhe fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998. Ai ishte një nga emrat më të shquar të kombit tone me të cilin jemi ndjerë krenarë të gjithë ne. Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve të komunitetit mjekësor dhe jo vetëm si dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Fakultetit të Mjekësisë.
Origjina e Muradit ishte nga një familje emigrantësh nga Gostivari.
Çmimin Nobel në Mjekësisë ai e kishte fituar për zbulimin e rolit të oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular.