Njofton VV-ja: Zveçani votoi pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Pas Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, edhe komuna e Zveçanit, që banohet kryesisht me serbë, ka votuar t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje njofton në faqen e saj se Kuvendi Komunal i Zveçanit ka votuar në favor nismës së asamblistëve të saj në këtë komunë për anëtarësim në AKK.
“Me iniciativën e asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.” – thuhet në njoftimin e VV-së.