Njofton drejtoresha e Arsimit: Lagjes Dardania po i shtohet një çerdhe e re
Besianë Musmurati, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, ka njoftuar për ndërtimin e një çerdheje të re.
Në një postim në facebook, Musmurati ka shkruar se kjo çerdhe pritet të finalizohet me fondet nga projekti i BE-së.
Njoftimi:
Lagjes Dardania më në fund po i shtohet një çerdhe e re 😍🏫
Më në fund, projekti i financuar nga BE për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Dardania po finalizohet. Punimet janë shumë afër përfundimit dhe ndërtimi që kishte filluar që nga viti 2016 po finalizohet. Çerdhja e re do të jetë moderne, me hapësira të këndshme për fëmijë dhe hapsira të mjaftueshme për lojë, aktivitete e mësim.