Njoftimi i fundit: Në QKUK e spitalet rajonale po trajtohen 27 pacientë të prekur nga Covidi
Në QKUK e spitalet rajonale po trajtohen 27 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Sipas ShSKUK-së, në klinikën infektive janë 3 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv dhe në klinikën e pediatrisë janë 2 pacientë.
ShSKUK ka bërë të ditur se në Spitalet Regjionale janë duke u trajtuar gjithsej 23 pacientë: Spitali i Gjakovës 8, Spitali i Prizrenit 7, Spitali i Pejës 3 dhe Spitali i Gjilanit 5.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 303 raste të reja pozitive në Kosovë nga 1 mijë e 237 testime.
Gjithashtu, në këto 24 orë ka vdekur një person kurse janë shëruar 858.Sipas MSh-së, janë 4 mijë e 30 raste aktive kurse 37 persona janë vaksinuar.