Njoftimi i ambasadës për takimin e Kurtit me bashkatdhetarët, Hamiti: Takim me përkrahësit e VV-së?
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shfrytëzim të ambasadave të Republikës së Kosovës për aktivitete elektorale.
Ai ka bërë me dije se njoftimi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri për takimin e kryeministrit Kurti me bashkatdhetarët në këtë qytetet, është dashur të bëhet nga VV-ja.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partia në pushtet duhet të veprojë si partitë tjera.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri i paska ftuar bashkatdhetarët për “një një takim të veçantë” me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schëarz, ditën e diel, më 3 nëntor 2024, në Vjenë. Çka do të thotë “takim i veçantë” në këtë rast? Takim me përkrahësit e Vetëvendosjes (VV+Guxo) në kuadër të parafushatës elektorale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit në Kosovë? Nëse po, takimin e tillë do të duhej ta njoftonte Vetëvendosje, siç bëjnë partitë politike normalisht kur shkojnë drejtuesit e tyre në tubime politike me përkrahës në diasporë. Nëse jo, natyra e "takimit të veçantë" do të mund të specifikohej”, ka shkruar Hamiti.