Njësiti Fast Albania e arreston Noizyn, pritet të ekstradohet në Kosovë
Është arrestuar reperi Noizy së bashku me të kërkuarin tjetër B.B. Njësiti Fast Albania ka njoftuar se I kanë kapur dy të kërkuarin nga Kosova. Arrestimi u bë në Lezhë. Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, pasi po kërkoheshin nga policia për rrahjen e tiktokerit Medi Iseni.
Njoftimi
“Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Policia e Kosovës dy ditë më parë i kishte shpallur artistët në kërkim, Noizyn si dhe kolegun e tij, Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”