Njësia Speciale Intervenues përsëri para Qeverisë, sot proteston për herë të dytë
Njësiti Special Intervenues sot do të mbajë protestën e dytë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protestës që do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, do të fillon nga ora 12:00.
Kështu ka bërë të ditur se Imer Zeqiri për Gazetën Nacionale
“Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona. Në protestë di t marrim pjesë së bashku me këshillin drejtues të sindikatës.” – ka bërë të ditur Zeqiri.
Ndryshe, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, pra pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.