“Njeriu i pushtetit”, Tomë Gashi e jep një “lajm” në lidhje me drejtorin e Policisë - NACIONALE

“Njeriu i pushtetit”, Tomë Gashi e jep një “lajm” në lidhje me drejtorin e Policisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës vazhdon të jetë pa drejtues. Në fakt, ky institucion i rëndësishëm ka disa muaj që udhëhiqet nga një ushtrues detyre.

Por duket se procesi është drejt fundit. Së paku, kështu po pretendon avokati Tomë Gashi, që është i afërt me kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje, partinë në pushtet.

Z. Gashi e ka bërë një postim, në të cilën ka lënë të nënkuptohet se tashmë dihet emri i drejtuesit të ardhshëm të Policisë së Kosovës. Në postimin e tij, avokati Gashi vlerësoi se javën që vjen, Policia e Kosovës do të ketë drejtor.

“Eshte vendos, javen qe vjen me drejtor te Policise. Urime” – shkroi shkurtimisht z. Gashi.

Lajme të ngjashme