Njeriu i afërt i Erdoganit e publikon deklaratën e Kurtit për shamia në Twitter-in e tij - NACIONALE

Njeriu i afërt i Erdoganit e publikon deklaratën e Kurtit për shamia në Twitter-in e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Osman Atalay, anëtar i bordit të organizatës humanitare turke “IHH”, e cila është e afërt me presidentin Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e shamisë.

Atalay përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka publikuar deklaratën e Kurtit, duke thënë se “shamiat nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve të Kosovës”.

“Kryeministër i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për media tha se #shamiat dhe elementet e tjere të fesë nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay.

Kurti dhe Atalay janë parë disa herë bashkë. Madje gjatë një vizite të Kurtit, atë kohë opozitë, Atalay ishte parë në të gjitha takimet bashkë me të.

Ndryshe, IHH është organizatë humanitare e themeluar në vitin 1992 e cila thuhet se vepron në 135 shtete të botës.

Lajme të ngjashme