Njerëzit e VV-së dhe Gërvallës rehatohen në MPJD si diplomatë
Në konkursin e fundit të MPJD-së për diplomat janë pranuar njerëz të VV-së dhe të kryediplomates Donika Gërvalla.
Në listën e të pranuarve, të cilën e ka siguruar “Demokracia”, figurojnë zyrtarë që kanë qenë të afër me kryeministrin Albin Kurti dhe shefen e diplomacisë.
Personat që janë përzgjedhur nga ky konkurs janë Pajtim Balaj, Trina Konushevci, Flaka Dalipi, Adea Koçmezi, Valmir Hoxha, Eliot Zenunaj, Liburn Mustafa, Shkumbin Beqiri, Fjolla Hajzeraj, Eljona Sopjani Sadikaj, Zanë Gashi Ucmak, Nuhi Shala dhe Teutë Agushi.
Pajtim Balaj, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Kulturës në Komunën e Podujevës, ka qenë nder aktivistët më të zellshëm të VV-së.
Ai nëpër rrjete sociale ka shumë foto e kryeministrin Albin Kurti.
Trina Konushevci më herët ka qenë këshilltare e ministres Donika Gërvalla-Schwarz.
Ndërsa, Flaka Dalipi është familjare e Luan Dalipit, i cili është shef i stafit të kryeministrit Kurti.
Konkursin në fjalë MPJD e kishte hapur në nëntor të viti të kaluar. Aty ishin hapur 20 vende të punës për pozitën “Zyrtar i misionit diplomatik”.