Njëjtë si VV-ja Shtimen, Taravari pretendon se e çliroi Maqedoninë e Veriut
Arben Taravari, një prej liderëve të koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut, pas zgjedhjeve të djeshme, po pretendon se ka ndodhur çlirimi.
Kështu ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook:
“Dita e Çlirimit!” – tha ai.
Vlen të theksohet se Taravari është përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti në këto zgjedhje. Një kryetar komune në Shtime ndërkohë, që vjen nga kjo parti, kishte pretenduar po ashtu se e kishte çliruar këtë qytezë pas zgjedhjeve lokale.
Nga mbi 95 për qind të votave të numëruar, koalicioni VLEN është renditur si subjekti i dytë në kampin shqiptar duke i fituar rreth 13 deputetë.