Një veturë sulmohet me armë të zjarrit, Policia po e heton rastin
Një veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është gjuajtur me armë zjarri.
Policia po e heton rastin.
VRASJE NË TENTATIVË
Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 12.04.2026 – 22:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.