Një veturë digjet në Prizren: Humb jetën një person, dyshohet për vetëvrasje - NACIONALE

Një veturë digjet në Prizren: Humb jetën një person, dyshohet për vetëvrasje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fillimisht është raportuar për djegien e një veture, ku brenda ka qenë një person.

Komunikata:

Vdekje e dyshimt në Prizren

Prizren, 25 dhjetor 2023

Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.

Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veteurë e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashk me viktimën.

Vetura e djegur është njhë golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet “Vdekje e dyshimt “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisi Ligjore në Prishtinë për egzaminim.

Lajme të ngjashme