“Një vepër madhore e infrastrukturës rrugore”: Ferizaj përuron nënkalimin e ri - NACIONALE

“Një vepër madhore e infrastrukturës rrugore”: Ferizaj përuron nënkalimin e ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Ferizajt ka hapur dje segmentin e parë të nënkalimit të ri afër Stacionit të Policisë.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka thënë se kjo është një dhuratë për bashkatdhetarët.

Ai ka vlerësuar se ky nënkalimin është një vepër madhore e infrastrukturës rrugore.

“Veturat e bashkatdhetarëve dhe shumë bashkëqytetarëve ferizajas 🇺🇸🇩🇪🇨🇭🇫🇷🇮🇹🇧🇪🇦🇹🇬🇧🇸🇪🇳🇴🇫🇮ishin ato që të parat shkelën segmentin e parë🚙🛣️ të sapopëruruar✂️ të nënkalimit të ri afër Stacionit të Policisë në Ferizaj📍kjo si vlerësim e respekt 🙏🏻si dhe dhuratë në këtë kohë kur po kalojnë pushimet në vendlindje. Bashkë me ferizajas të shumtë sot, përuruam 🎇🎊🎈degëzimin e parë rrugor të Nënkalimit të Ri🚗një vepër madhore e infrastrukturës rrugore, që Ferizajt i jep akoma më shumë zhvillim📈transformim🌆zgjidhje e shije urbane”, ka shkruar Aliu.

Lajme të ngjashme