Një ushtar izraelit vdes nga infeksioni mykotik pas lëndimit në Gaza - NACIONALE

Një ushtar izraelit vdes nga infeksioni mykotik pas lëndimit në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreshteri izraelit, hanan Drori, 26 vjeç, ka vdekur nga një infeksion mykotik pas lëndimit serioz në Gaza, ka thënë këshilli lokal ku jetonte ai, duke e çuar në 227 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të rënë izraelitë që nga fillimi i ofensivës tokësore në enklavën palestineze.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e konfirmuan vdekjen e këtij ushtari, por nuk e përmendën shkaktarin e vdekjes. Drori ishte pjesë e ekipit komandues të Brigadës 551 Rezervë të Parashutistëve, tha ushtria, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Drori ishte banor i vendbanimit në Bregun Perëndimor, Psagot, dhe prapa vetes ka lënë prindërit dhe tre vëllezër e motra. Këshilli Rajonal tha se ky ushtar kishte planifikuar që të fejohej së shpejti.

Ushtari ishte lënduar seriozisht gjatë luftimeve në pjesën veriore të Gazës më 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte duke u trajtuar në spitalin “Kaplan” e pastaj në Qendrën Mjekësore “Sheba” në Tel-Aviv.

Pas zbulimit të infeksionit mykotik, familja dhe mjekët kishin marrë leje për të përdorur një ilaç eksperimental nga Irlanda.

Lajme të ngjashme