Një shtetase e Serbisë gjendet e vdekur në Ferizaj, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Serbisë është gjetur e vdekur të premten në Ferizaj.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se për rastin kanë nisur hetimet.
“Policia është informuar se pacientja femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raport.