Një shtetase e huaj dhunohet në një hotel në Graçanicë, arrestohet i dyshuari
Një grua shtetase e huaj dyshohet se është dhunuar në një hotel të mërkurën në Graçanicë.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Graqanicë / 26.08.2024 – 19:30. Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.