"Një shoqëri e zhytur në borxhe", Bajrami ia rendit Muratit arsyet e rritjes së depozitave
Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pas mburrjes me shifrat në rritje të depozitave familjare në banka. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Bajrami shtjelloi një sërë indikatorësh negativë ekonomikë që, sipas saj, e bëjnë të pa vlerë statistikën e kreut të financave.
Ajo ka theksuar më tej se qytetarët e Kosovës janë detyruar të zhytën në kredi si pasojë e çmimeve të larta.
“E vërteta qëndron krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm.” – tha ajo.